Turqi - Numri i viktimave të koronavirusit arrin në 59

Numri i personave që kanë humbur jetën nga lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) në Turqi arriti në 59.

1385163
Turqi - Numri i viktimave të koronavirusit arrin në 59

Numri i personave që kanë humbur jetën nga lloji i ri i koronavirusit (COVID-19) në Turqi arriti në 59. 

“Sot 15 pacientë i thanë lamtumirë jetës. Numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani në Turqi arriti në 59”, shkroi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një postim në Twitter.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në 24 orët e fundit u bënë 5 mijë e 35 teste dhe u shënuan 561 raste të reja.

Ministri Koca, në deklaratën që kishte bërë pas mbledhjes me Këshillin Shkencor, kishte deklaruar se 26 pacientë janë shëruar dhe janë nxjerrë nga spitali.  

Pas të njëjtës mbledhje edhe Ministri i Arsimit Kombëtar, Ziya Selçuk kishte bërë të ditur se shkollat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri në 30 prill si dhe dha informacione në lidhje me mësimin në distancë.  

 


Lajme të ngjashme