Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në Samitin e G20-ës që do të zhvillohet me telekonferencë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të marrë pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm të Liderëve të G20-ës që do të mbahet me telekonferencë në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

1385417

Sipas një komunikate të lëshuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, Presidenti Erdogan samitit që do të mbahet në orën 15.00 sipas orës së Turqisë, do t’i bashkëngjitet nga pallati Huber në Stamboll.

Presidenti Erdogan gjatë samitit do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu, ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin dhe sherpa turke e G20-ës, Hayrettin Demircan.

Lajme të ngjashme