Liderët e G20 morën vendime të rëndësishme për pandeminë e koronavirusit

Të enjten "njëzetë më të mëdhenjtë" (G20) mbajtën me videkonferencë një samit të jashtëzakonshëm dhe morën vendime të rëndësishme në kuadër të luftës globale me pandeminë Covid-19.

1385796
Liderët e G20 morën vendime të rëndësishme për pandeminë e koronavirusit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë nga vila presidenciale Huber në lagjen Trabya të Stambollit me videokonferencë në një samit urgjent të "Njëzet më të mëdhenjve" (G20), kushtuar pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19).

Pas samitit që zgjati 2 orë 15 minuta, krerët e vendeve të G20 morën vendimet e mëposhtme:

- Vendet që janë të gatshme të ofrojnë ndihmën e nevojshme për të gjitha vendet në nevojë dhe të koordinojnë veprimet për çështjen e marrjes së masave për të ruajtur jetën e njerëzve, vendet e punës dhe të ardhurat.

- Do të merren të gjitha masat e nevojshme shëndetësore për kontrollin e pandemisë, dhe do të vihen në dispozicion fonde të mjaftueshme financiare për këtë qëllim.

- Vendet e G20-s do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të sfiduar pandeminë e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Presidentin Erdoan në këtë samit me videkonferencë e shoqëruan ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ministri i Thesarit dhe Financave Berat Allbajrak (Albayrak), drejtori i Komunikimeve të Presidencës Fahretin Alltun (Fahrettin Altun), zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) dhe përfaqësuesi i Turqisë në G20, Hajretin Demirxhan (Hayrettin Demircan).

Përveç Turqisë në G20 bëjnë pjesë Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Argjentina, Australia, Brazili, Kina, Indonezia, Franca, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, India, Anglia, Italia, Japonia, Kanadaja, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Komisioni i Bashkimit Evropian (KE).

 


Lajme të ngjashme