Çavusoglu vazhdon diplomacinë telefonike kundër Covid-19

Sot ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka realizuar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

1385691
Çavusoglu vazhdon diplomacinë telefonike kundër Covid-19

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka realizuar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Biseda është zhvilluar në prag të Takimit të Ministrave të Punëve te Jashtme të NATO, që është planifikuar të mbahet me videokonferencë javën e ardhshme.

Në deklaratën e djeshme (të mërkurën) për gazetarët në Ministri, kryediplomati turk kishte thënë se ministeriali i NATO-s, i parashikuar për në datën 2 prill, do të zhvillohet me anë të videkonferencës dhe tema kryesore e ditës do të jetë epidemia e koronavirusit të ri (Covid-19), duke shtuar se para këtij takimi ai do të zhvillonte një bisedë telefonike me Stoltenbergun.

Kurse të mërkurën Çavushollu kishte realizuar biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Serbia, Algjeria, Pakistani, Bullgaria, Tunizia dhe Polonia. Në lidhje me përmbajtjen e këtyre bisedave nuk është dhënë ndonjë informacion.

 


Lajme të ngjashme