Turqia evakuoi 2 mijë e 721 studentë turq nga vendet e huaja

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay njoftoi se janë plotësuar procedurat e evakuimit të studentëve, të cilët dëshirojnë të kthehen në Turqi.

1384702
Turqia evakuoi 2 mijë e 721 studentë turq nga vendet e huaja

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay njoftoi se janë plotësuar procedurat e evakuimit të studentëve, të cilët dëshirojnë të kthehen në Turqi.

Zëvendëspresidenti Oktay nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale Twitter njoftoi në lidhje me studentët turq që ndodhen përkohësisht në vendet me të cilat janë ndërprerë fluturimet në kuadër të luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19).

Duke vënë në dukje se ka përfunduar evakuimi i studentëve që duan të kthehen Oktay tha: "Në Turqi u sollën 2 mijë e 721 studentë, të cilët dëshirojnë të kthehen nga Britania e Madhe, Irlanda, Zvicra, Polonia, Italia, Egjipti dhe Republika Turke e Qipros së Veriut, vendet me të cilat janë ndalur përkohësisht fluturimet".

 


Lajme të ngjashme