Çavusoglu: 32 shtetas turq kanë humbur jetën nga COVID-19 jashtë vendit

Ministri Çavusoglu, i cili në kryeqytetin Ankara dha informata në lidhje me gjendjen e fundit të turqve të sjellë nga jashtë, deklaroi se së fundmi në Turqi me 11 fluturime janë sjellë dhe janë karantinuar 2 mijë e 721 studentë turq nga 8 vende.

1384829
Çavusoglu: 32 shtetas turq kanë humbur jetën nga COVID-19 jashtë vendit

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu njoftoi se 32 qytetarë turq kanë humbur jetën jashtë vendit nga epidemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministri Çavusoglu, i cili në kryeqytetin Ankara dha informata në lidhje me gjendjen e fundit të turqve të sjellë nga jashtë, deklaroi se së fundmi në Turqi me 11 fluturime janë sjellë dhe janë karantinuar 2 mijë e 721 studentë turq nga 8 vende.

Çavusoglu tha se trupat e pajetë të 32 qytetarëve turq që humbën jetën nga koronavirusi jashtë vendit do të sillen në Turqi.

Ndërkaq në lidhje me materialet mjekësore të dërguara në disa vende shefi i diplomacisë turke deklaroi se kanë pranuar kërkesa për dërgimin e materialeve mjekësore nga 69 vende, ndërsa arritën t’i dërgojnë vetëm në 17 vende.

Mevlut Çavusoglu rikujtoi se kanë biseduar me homologun e tij spanjoll, i cili ka kërkuar maska nga Turqia, ndërsa në lidhje me pajisjet mjekësore tha se shoqëria ndërkombëtare duhet të bashkëpunojë si kurrë më parë.

“Shteti ynë është duke bërë atë që është e nevojshme nuk ka vend për panik, ne do ta kapërcejmë së bashku këtë periudhë”, bëri të ditur shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu.

 


Lajme të ngjashme