Altun: Presidenti Erdogan koordinon luftën kundër koronavirusit

Kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun postoi një mesazh në “Twitter” në lidhje me luftë kundër koronavirusit.

1384811

Ai bëri të ditur se Presidenti Erdoan koordinon dhe është pararojë e punimeve që bëhen për luftën kundër koronavirusit. “Nëpërmjet telekonferencës me anëtarët e kabinetit dhe përfaqësuesit e institucioneve përkatëse Erdoan merr informacionet e përditësuara dhe jep direktivat e nevojshme”, shkroi Altun.

“Presidenti Erdoan është duke bërë mbledhje me liderët botëror për të arritur në një përgjigje të përbashkët me nisma diplomatike kundër këtij kërcënimi global. Ne kemi shumë për të mësuar nga njëri-tjetri dhe nëse masat e përbashkëta zbatohen me seriozitet atëherë mund të ndihmojmë në parandalimin e përhapjes së virusit”, u shpreh Kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun.  

Lajme të ngjashme