Kthehen në Turqi studentët e bllokuar jashtë vendit për shkak të Covid-19

Studentët janë kthyer nga Britania e Madhe, Zvicra, Irlanda dhe Polonia, vende me të cilat janë ndërprerë fluturimet për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19).

1383967
Kthehen në Turqi studentët e bllokuar jashtë vendit për shkak të Covid-19

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Javuz Selim Këran (Yavuz Selim Kıran) ka njoftuar përmes «Twitter» se studentët turq të bllokuar në vende të ndryshme kanë mbërritur në Turqi me aeroplanin e «Turkish Airlines» (THY). Studentët e fundit kanë ardhur nga Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Polonia dhe Zvicra, 4 vende me të cilat janë ndaluar fluturimet për shkak të Covid-19.

Videon që ka postuar në «Twitter» me pamje nga studentët që zbresin nga avioni zv/ministri Këran e shoqëron me komentin: "Mirë se vini në shtëpinë tuaj!. Tani është koha të merrni masa për karantinim".

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) kishte deklaruar më herët se 3.358 studentë nga 7 vende, me të cilat janë anuluar fluturimet për shkak të koronavirusit, kanë aplikuar për të ardhur në Turqi. Pasi të kenë ardhur në Turqi studentët do të qëndrojnë patjetër në karantinë për 14 ditë, kishte njoftuar gjithashtu kryediplomati turk.



Lajme të ngjashme