“Turkish Airlines” anulon të gjitha fluturimet ndërkombëtare përveç 5 destinacioneve

Nga 27 mars deri në 17 prill shoqëria ajrore turke “Turkish Airlines” (THY) do të anulojë të gjitha fluturimet e huaja përveç pesë destinacioneve, që janë: fluturimet për në Hongkong, Moskë, Adis-Abebë, Nju-Jork dhe Uashington.

1383339
“Turkish Airlines” anulon të gjitha fluturimet ndërkombëtare përveç 5 destinacioneve

Drejtori i Përgjithshëm i THY-së, Bilal Ekshi (Ekşi) ka bërë një postim në median sociale.

"Me përjashtim të fluturimeve për në Hongkong, Moskë, Adis-Abebë, Nju-Jork dhe Uashington duke filluar nga 27 marsi shoqëria jonë i ka ndërprerë të gjitha fluturimet ndërkombëtare deri në 17 prill. Kurse fluturimet tona të ngarkesave (cargo) do të vazhdojnë. Fluturimet e brendshme do të vazhdojnë duke zvogëluar numrin e tyre”,- shkruan drejtori Ekshi në «Twitter».  

 


Lajme të ngjashme