Turqia duartroket në solidaritet për punonjësit e shëndetësisë

Vazhdon mbështetja me duartrokitje për punonjësit e shëndetësisë, të cilët punojnë intensivisht kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19).

1382401
Turqia duartroket në solidaritet për punonjësit e shëndetësisë
alkisli destek.jpg
erdogan alkisli destek.jpg

Vazhdon mbështetja me duartrokitje për punonjësit e shëndetësisë, të cilët punojnë intensivisht kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19).

Në të katërta anët e Turqisë, në orën 21.00 qytetarët dalin në dritare ose në ballkon dhe duartrokasin në mbështetje të punonjësve të shëndetësisë.

Duartrokitjeve iu bashkua edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoan.

Erdoan, në një video të postuar në llogarinë e tij në “Twitter”, së bashku me bashkëshorten e tij, nga rezidenca e tyre në Stamboll, në orën 21.00 mbështetën personelin e shëndetësisë duke duartrokitur.

"Përshëndetje, dashuri dhe natyrisht duartrokitje në emrin tim, të familjes dhe kombit tim për heronjtë e devotshëm të luftës sonë kundër koronavirusit dhe për të gjithë punonjësit tanë të kujdesit shëndetësor që përballen me të gjitha llojet e vështirësive dhe shqetësimeve...", shkroi Erdoan në postimin e tij.

Në video Erdoan u shpreh duke thënë: “Lufta që po bëjnë punonjësit tanë të shëndetësisë është mbi çdo duartrokitje. I përshëndes ata me respekt. Përshëndetje dhe dashuri për të gjithë punonjësit tanë të këtij sektori”.

Duke çuar dorën mbi zemër, Presidenti Erdoan tha “Kjo është përshëndetja e ditës. Të rezistojmë pa dalë në rrugë deri sa të heqim qafe këtë gjëmë”.

Edhe Zonja e Parë, Emine Erdoan, në videon e postuar në “Twitter” përdori shprehjen: “Falënderime për heronjtë tanë të sakrificës në luftën tonë kundër koronavirusit”.

Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha (Koca) në fjalimin e mbajtur të mërkurën në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) kishte bërë thirrje “për duartrokitje në 3 ditët në vijim për punonjësit vetëmohues të shëndetësisë”.

 


Lajme të ngjashme