Erdogan: Punojmë për kapërcimin e epidemisë me më pak dëme, rezistenca do të jetë e suksesshme

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se shteti është mobilizuar me të gjitha mundësitë për të eliminuar në kohën më të shkurtër kërcënimin ndaj Turqisë të Kovid-19, që ishte shaqur në Kinë në muajin dhjetor.

1380788
Erdogan: Punojmë për kapërcimin e epidemisë me më pak dëme, rezistenca do të jetë e suksesshme

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se shteti është mobilizuar me të gjitha mundësitë për të eliminuar në kohën më të shkurtër kërcënimin ndaj Turqisë të Covid-19, që ishte shaqur në Kinë në muajin dhjetor.

Presidenti Erdoan u prononcua pas mbledhjes së “Koordinimit në luftën kundër koronavirusit”, që u zhvillua në kryeqytetin Ankara.

“Nëse respektojmë me sensibilitet masat e deklaruara (më parë), periudhën e qëndrimit në shtëpi mund ta kufizojmë me 3 javë”, tha Erdoan.  

“Kërkesa ime ndaj çdo individi të popullit tim është që të qëndrojë në shëpi deri sa të kalojë kërcënimi i Covid-19”, u shpreh kreu i shtetit turk.

Ai theksoi se virusi erdhi vonë në Turqi dhe u përhap në mënyrë të kufizuar dhe nënvizoi se po zhvillojnë të gjitha punimet që kjo të vazhdojë në mënyrë të tillë.

Duke theksuar se janë duke ndjekur nga afër dimensionin ekonomik që prej ditës së parë, Erdoan tha: “Jam i bindur se procesin e rezistencës 2-mujore do e kalojmë në mënyrë më të mirë”.

Ai tërhoqi vëmendjen se Turqia ka një potencial shumë të mirë për prodhimin e kitit të diagnostikimit dhe shtoi: “Ministria jonë e Industrisë dhe Teknologjisë që kryen punimet e kërkim-zhvillimit, ka mbledhur të gjithë studiuesit dhe institucionet e rëndësishme në lidhje me këtë çështje”.

Gjithashtu Erdoan bëri të ditur se ndërkohë që bursat botërore, nga Azia në Perëndim kanë pësuar humbje të mëdha, bursa e Turqisë dhe njësia monetare kombëtare (lira turke) shfaqin një rezistencë të lartë.  

“Administrata dhe institucionet tona të ekonomisë bënë përgatitjet duke mbledhur të gjitha kërkesat dhe parashikimet e botës së biznesit”, u shpreh kreu i shtetit turk.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan më pas deklaroi detajet në lidhje me “Mburojën e Stabilitetit Ekonomik” prej paketës 100 miliardë lira turke, që i intereson të gjitha sektoreve.

 


Lajme të ngjashme