Turqi - Një terrorist vetëdorëzohet tek forcat e sigurisë
Terroristi me pseudonimin “Tolhildan Azat” është vetëdorëzuar pranë forcave turke të sigurisë në Mardin, njoftoi të martën Ministria e Punëve të Brendshme.
1379636

Si rezultat i punës bindëse të Njësive të Inteligjencës dhe Antiterrorizmit pranë Drejtorisë së Policisë në Ağrı është vetëdorëzuar tek forcat e sigurisë në qytetin e Mardinit terroristi Ramazan Gyçer (Güçer), i njohur me pseudonimin “Tolhildan Azat”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Kështu është rritur në 63 numri i terroristëve që janë vetëdorëzuar vetëm gjatë këtij viti me anë të metodës bindëse.