Përfundoi samiti Erdogan-Merkel-Macron-Johnson për Sirinë

Takimi i nivelit të lartë u realizua me videokonferencë për arsye të masave që zbatohen në mbarë botën për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

1379979
Përfundoi samiti Erdogan-Merkel-Macron-Johnson për Sirinë

Përfundoi samiti katërsh për Sirinë, mes Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Presidentit të Francës Emmanuel Macron, Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel dhe Kryeministrit të Anglisë Boris Johnson.

Takimi i nivelit të lartë u realizua me videokonferencë për arsye të masave që zbatohen në mbarë botën për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Çështja kryesore e samitit ishte situata e fundit në Siri, vend që ka 10 vite në kthetrat e luftës civile.

Në samitin katërsh u diskutua për dërgimin e ndihmave humanitare në Idlib, çështjen e azilkërkuesve, situata e fundit në Libi, mundësitë për bashkëveprim në luftën me koronavirusin, gjendja e Bashkimit Evropian (BE) dhe marrëdhëniet Turqi-BE.

 


Lajme të ngjashme