Turqia dënon sulmin në Irak ndaj forcave të koalicionit kundër DAESH-it

Turqia dënoi sulmin në Irak ndaj bazës ushtarake, ku ndodhen Forcat e Koalicionit të luftës kundër organizatës terroriste DAESH dhe personelit të NATO-s.

1377054
Turqia dënon sulmin në Irak ndaj forcave të koalicionit kundër DAESH-it

Turqia dënoi sulmin në Irak ndaj bazës ushtarake, ku ndodhen Forcat e Koalicionit Ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DAESH dhe personeli i NATO-s.  

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë shkruhet: “Dënojmë sulmin me raketë të datës 11 mars ndaj Bazës Taci, ku ndodhen Forcat e Koalicionit kundër DAESH-it dhe personeli i NATO-s, sulm i cili ka rezultuar me viktima dhe të plagosur”.  

Në deklaratë kërkohet që autoritetet irakiane të kapin sa më parë ata që kanë ndërmarrë sulmin dhe t'i nxjerrin përpara drejtësisë, si dhe shprehet pritshmëria që të rriten masat parandaluese në mënyrë që të mos përsëriten më sulme të tilla.

"Shpresojmë që ky sulm, që kishte në shënjestër personelin e vendeve të huaja, të cilat po mbështesin luftën kundër terrorizmit, të mos shkaktojë një konflikt të ri, që mund të rrezikojë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë dhe të kontribuojnë në vendosjen e kapacitetit të sigurisë në Irak", shkruhet në deklaratë.

Koalicioni kundër DAESH-it, i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi se në sulmin me raketë ndaj Bazës Taci, ku janë dislokuar forcat e koalicionit në Irak, u vranë 3 ushtarë dhe u plagosën 12 të tjerë.  

 

 


Lajme të ngjashme