Përfaqësuesi i UNHCR-së lavdëron Turqinë për refugjatët

Një delegacion i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) vizitoi të mërkurën refugjatët që presin në kufirin e Turqisë me Greqinë.

1376956
Përfaqësuesi i UNHCR-së lavdëron Turqinë për refugjatët

Delegacioni i kryesuar nga zv/përfaqësuesi i UNHCR-së për Turqinë, Jean-Marie Garelli, realizoi një vizitë në zonën ku po qëndrojnë refugjatët, të cilët presin në kufi me Greqinë për të kaluar në Evropë.

Pas vizitës së këtushme, Garelli u prit në takim nga nënprefekti i Edrenesë, Yusuf Guler.

Gjatë takimit me zyrtarin e OKB-së, nënprefekti Guler deklaroi se një shembull tjetër i mikpritjes dhe humanizmit të kombit turk po tregohet në zonën ku qëndrojnë refugjatët.

Ai sqaroi se Turqia është duke plotësuar në mënyrë më të mirë të mundshme nevojat humanitare, ushqimore dhe shërbimet shëndetësore të çdo refugjati, sidomos të grave dhe fëmijëve.

“Ne po i presim refugjatë jo me bomba, por duke u hapur atyre zemrën tonë. Po bëjmë çmos për t’i ndihmuar ata dhe po përpiqemi t’i mbajmë ndihmat tona në nivelin më të lartë”, theksoi nënprefekti i Edrenesë.

Kurse Garelli vlerësoi lart të gjitha aktivitetet e Turqisë për refugjatët në çdo zonë.

“Unë kam punuar në shumë vende që presin refugjatë, por Turqia është shumë më ndryshe nga të gjitha dhe përpjekjet e saj vlen të lavdërohen. Në Turqi kam konstatuar personalisht se refugjatët dhe emigrantët priten dhe mbështeten shumë mirë. Ju jeni një model i admirueshëm dhe shembullor për tërë botën në këtë aspekt. Jeni me të vërtetë një model i mirë, një vend që i kushtojmë shumë rëndësi. Ne jemi maksimalisht të kënaqur që punojmë me ju”, u shpreh zv/përfaqësuesi i UNHCR-së për Turqinë.



Lajme të ngjashme