Bilanci i sulmit terrorist në Burkina-Faso, 43 të vrarë
Persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan fshatrat Dinguila dhe Barga në qytetin verior të Yatenga, ku jeton fisi Fulanis.
Në një sulm të armatosur të kryer ndaj dy fshatrave në veri të Burkina-Fasos janë vrarë 43 civilë.
Sipas deklaratës së bërë nga Presidenca e këtij vendi, persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan fshatrat Dinguila dhe Barga në qytetin verior të Yatenga, ku jeton fisi Fulanis.
Në këto sulme kanë humbur jetën 43 fshatarë dhe u plagosën 6 të tjerë.
Në 7 nga 13 rajonet që përbëjnë Burkina-Fason, po zbatohet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të sulmeve terroriste.
Më shumë se 700 njerëz janë vrarë në sulmet e kryera nga organizatat terroriste në 4 vitet e fundit, ndërsa 270 mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, Turqia ka dënuar sulmin në fjalë, ndërsa qeverisë dhe popullit të Burkina-Fasos shprehu ngushëllime për viktimat e këtyre sulmeve.