Vazhdon shpërbërja e PKK-së, vetëdorëzohen 5 terroristë

Si rezultat i punimeve të bindjes vetëdorëzohen edhe 5 terroristë të tjerë të PKK-së.

1374397
Vazhdon shpërbërja e PKK-së, vetëdorëzohen 5 terroristë

Vazhdon shpërbërja e organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, 4 terroristë u dorëzuan si rezultat i punimeve të bindjes.

Ndërkaq një terrorist u arratis nga organizata dhe u strehua tek forcat turke të sigurisë në portën kufitare Habur të Sirnakut.

Ndërkaq një terrorist u arratis nga organizata dhe u strehua tek forcat turke të sigurisë në portën kufitare Habur të Sirnakut.

Ndërsa në postin kufitar në Suruç të Sirnakut u vetëdorëzuan edhe 2 terroristë të tjerë të PKK/YPG-së.

Kështu që nga fillimi i vitit numri i atyre që u arratisën nga organizata terroriste dhe u dorëzuan pranë forcave turke të sigurisë në sajë të punimeve të bindjes u rrit në 55.

Në një komunikatë tjetër të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se Forcat e Armatosura të Turqisë në rajonin Tel-Rifat në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit” kanë neutralizuar 13 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, të cilët ishin në përgatitje të sulmeve ndaj forcave turke të sigurisë.

 


Lajme të ngjashme