MPB turke filloi operacionin antiterror Kapan-3 Kazan

Në kuadër të "Operacionit Kapan-3", i cili po vazhdon kundër organizatës separatiste terroriste PKK, Ministria e Punëve të Brendshme e filloi një operacion të ri antiterror në luginën Kazan.

1372613

Në deklaratën e bërë nga Prefektura e Çukurcas thuhet se, "Operacioni Kapan-3 Kazan" ka për qëllim të parandalojë përgatitjet pranverore/verore të organizatës separatiste terroriste PKK/KCK dhe t'i asgjësojë zonat e përdorura nga terroristët si strehimore dhe depo, si dhe kapjen e personave që ndihmojnë terroristët.

Sipas deklaratës së Prefekturës në këtë operacion marrin pjesë 58 ekipe të forcave të sigurisë të përbëra nga 845 pjesëtarë të Komandës së Xhandarmerisë së Rrethit, Drejtorisë së Policisë së Rrethit dhe rojeve të sigurisë.

“Në kontrollet e bëra në 3 strehimore të përcaktuara në kuadër të operacionit të kryer në rajonin e luginës Kazan të rrethit Çukurca të provincës sonë, janë sekuestruar një raketë tip AT-4, 496 copë municion të armës së mbrojtjes kundërajrore, 980 fishekë për pushkë këmbësorie Kalashnikov AK-47, 2 karikatorë, 8 akumulatorë dhe furnizime të ndryshme të jetesës. Hetimi gjyqësor për këtë çështje vazhdojnë”, u tha në deklaratën e lëshuar nga Prefektura.

Lajme të ngjashme