Oktay priti delegacionin e BE-së të kryesuar nga Josep Borrell

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) priti në takim Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe nënkryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe delegacionin që e shoqëron atë.

1371787
Oktay priti delegacionin e BE-së të kryesuar nga Josep Borrell

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) priti në takim Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe nënkryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe delegacionin që e shoqëron atë.

Në takimin që zgjati rreth 1 orë në Pallatin Çankaya (Ankara), u shqyrtuan zhvillimet në Siri, kriza njerëzore në Idlib dhe çështjet e refugjatëve.

Në pritjen, ku në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Turqisë dhe BE-së u diskutua çështja e refugjatëve, liberalizimi i vizave (për nënshtetasit turq), gjallërimi i Unionit të Doganave (Turqi-BE), negociatat për anëtarësim (të Turqisë në BE), u theksua se Bashkimi Evropian duhet të përmbushë obligimet e tij dhe duhet të ndajë në mënyrë të drejtë përgjegjësitë.

 

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i Departamentit të Çështjeve të BE-së, ambasadori Faruk Kajmakçë (Kaymakçı), Drejtoresha e Përgjithshme për Çështjet e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashak Tyrkollu (Başak Türkoğlu), Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Emigracionit në Ministrinë e Brendshme të Turqisë, Abdullah Ajaz (Ayaz), Komisioneri për Çështjet e Krizës në Komisionin e BE-së, Janez Lenarcic dhe Kryetari i delagacionit të BE-së për Turqinë, Christian Berger.   

Ndërkaq Josep Borrel bëri një postim në median sociale “Twitter” në lidhje me takimet e zhvilluara ditën e martë në Turqi, ku ai etiketoi edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Sylejman Sojlu (Süleyman Soylu) dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.  

Në lidhje me takimin me Sojlunë ai shkroi: “Presioni dhe veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje. Duhet të punojmë bashkë në emër të interesave të Turqisë dhe BE-së për të kapërcyer vështirësitë e përbashkëta”.

Kurse në lidhje me takimin me Akar, Borrel bëri të ditur se gjendja njerëzore në rajonin Idlib të Sirisë është jashtëzakonisht serioze dhe shtoi se me Turqinë duhen zhvilluar bisedime gjithëpërfshirëse për reduktimin e tensionit dhe sfidat në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.  



Lajme të ngjashme