Ministri Soylu: Vendimi i Greqisë është i turpshëm dhe i paligjshëm

Ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu kritikoi vendimin e Greqisë për të mos marrë kërkesa të reja për azil për një muaj.

1371665
Ministri Soylu: Vendimi i Greqisë është i turpshëm dhe i paligjshëm
suleyman soylu.jpg
yunanistan gocmenler.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu kritikoi vendimin e Greqisë për të mos marrë kërkesa të reja për azil për një muaj.

Ministri Soylu në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter tha:

"Greqia ka njoftuar se nuk do të marrë aplikime të reja për azil për një muaj. Sipas deklaratës së bërë të martën nga Komisioneri i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR), një vendim i tillë nuk mund të merret në bazë të Konventës së Gjenevës të vitit 1951 as në bazë të ligjit të refugjatëve të Bashkimit Evropian (BE). Ky vendim i turpshëm është plotësisht i paligjshëm".

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Soylu publikoi edhe numrin e emigrantëve që u larguan nga Turqia.

Soylu tha se duke filluar nga ora 09:00 numri i emigrantëve të larguar nga Turqia dhe që kanë kaluar në Greqi arriti në 135 mijë e 844.

Nga ana tjetër, ushtarët grekë qëlluan ndaj emigrantëve të parregullt që prisnin afër zonës tampon për të shkuar në Evropë.

Si pasojë e hapjes së zjarrit u plagosën disa emigrantë.

Të plagosurit u dërguan në spital me autoambulanca.

 


Lajme të ngjashme