Fëmijët e migrantëve në kufirin grek: "Hapni kufijtë!"

Mijëra emigrantë të parregullt që duan të shkojnë në Evropë po përpiqen të kalojnë lumin Meriç dhe linjën tokësore në kufirin me Greqinë.

1371934
Fëmijët e migrantëve në kufirin grek: "Hapni kufijtë!"
edirne gocmen cocuklar.jpg
edirne gocmen cocuklar1.jpg
edirne gocmen cocuklar2.jpg
edirne gocmen cocuklar3.jpg

Fëmijët emigrantë në Edrene kërkuan "hapjen e kufijve".

Mijëra emigrantë të parregullt që duan të shkojnë në Evropë po përpiqen të kalojnë lumin e Maricës dhe kufirin tokësor me Greqinë.

Fëmijët e familjarëve, të cilët vazhdojnë të presin në fshatin Doyran në kufirin turko-grek, marshuan përgjatë brigjeve të lumit Marica dhe në duar mbanin pankarta me mbishkrime “Hapni kufijtë” të shkruara në turqisht, arabisht dhe anglisht.

 

Esma Yusuf, 9-vjeçarja nga Afganistani, deklaroi se dëshira e tyre e vetme është të kalojnë në Evropë.

Yusufi bëri të ditur se kanë marrë rrugët për shkak të kushteve të vështira në vendin e tyre, ndërsa tha: "Edhe ne jemi qenie njerëzore. Ne vetëm duam të shkojmë në Evropë. Nëse ata do të ishin në gjendje të vështirë, ne do t'i ndihmonim".

11-vjeçari pakistanez Muhamed Sharif tha se ata po përpiqen të kalojnë kufirin në kushte të vështira dhe shtoi: "Natën bën shumë ftoht dhe nuk mund të flenë. Të gjithë kanë frikë. Duam që t'i hapin portat dhe të na lejojnë të shkojnë në Evropë".

Ndërkaq 11-vjeçari sirian Mustafa Al-Muhammed thotë se ushtarët grekë përdorin dhunë kundër tyre.

 


Lajme të ngjashme