Fahrettin Altun: Greqia i trajton në mënyrë të tmerrshme refugjatët

"Një vend që pezullon statusin e mbrojtjes së përkohshme dhe hedh gaz lotsjellës ndaj emigrantëve nuk mund të flasë për moral", deklaroi drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun.

1371612
Fahrettin Altun: Greqia i trajton në mënyrë të tmerrshme refugjatët

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun deklaroi se një vend që pezullon statusin e mbrojtjes së përkohshme dhe hedh gaz lotsjellës ndaj emigrantëve nuk mund të flasë për moral.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter në gjuhën angleze Altun tha se Greqia i trajton në mënyrë të tmerrshme refugjatët dhe më pas e fajëson Turqinë.

“Ky është një standard i dyfishtë dhe hipokrizi me të cilën jemi mësuar me vite. Një vend që pezullon statusin e mbrojtjes së përkohshme dhe hedh gaz lotsjellës ndaj emigrantëve nuk mund të flasë për moral. Padyshim që BE-ja po përpiqet të ndihmojë Greqinë, pasi atë e sheh si një front të ri, për të parandaluar Evropën të vuajë nga 'pushtimi' i refugjatëve. Kjo është pikërisht qasja e përqendruar në siguri që Evropa ka adoptuar gjatë 9 viteve të fundit”, vlerësoi Altun.

Duke bërë të ditur se Evropa dhe shoqëria ndërkombëtare duhet të ndërmarrin veprime për t’i dhënë fund vuajtjeve humanitare në Siri, Altun tha se regjimi që vazhdon persekutimin dhe rreziku i të cilit vazhdon ende, duhet të ndalet.

Ai vuri në dukje se shoqëria ndërkombëtare gjithashtu duhet t'i drejtojë nismat e saj në Siri, jo në Greqi.

Altun bëri të ditur se marrëveshja që Bashkimi Evropian (BE) ka bërë me Turqinë në vitin 2015 nuk është me orientim humanitar, por është e bazuar në një mentalitet të orientuar drejt sigurisë, ndërsa tha se kjo është një marrëveshje e bërë për të parandaluar kalimin e refugjatëve në Evropë.

“Edhe atëherë, BE-ja nuk i përmbushi detyrat e saj në financim, liberalizimin e vizave dhe shumë çështje të tjera. Kur Turqia mori përsipër të gjithë barrën e refugjatëve, mori fund edhe kriza për Evropën. Në të vërtetë kjo krizë nuk mori fund, por efekti ishte i kufizuar në Evropë në sajë të iniciativave të Turqisë. BE-ja veproi sikur gjithçka ishte në rregull dhe injoroi fatkeqësinë humanitare në Siri. Ne duhej ta ndryshonim politikën tonë të refugjatëve duke i kthyer burimet tona në refugjatë dhe njerëz të shpërngulur nga Idlib në vend që të parandalon emigrimin në Evropë. Në këtë kontekst ne i përdorim burimet tona kombëtare, ekonomike dhe ushtarake. Ndërkaq problemi i vetëm i BE-së është migrimi në Evropë”, shkroi Fahrettin Altun në postimin e tij.

 


Lajme të ngjashme