Çavusoglu: Bashkimi Evropian nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu i kërkoi Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian (BE) Josep Borrel që BE-ja të marrë përgjegjësinë për krizën e emigrantëve të parregullt.

1371996

Çavusoglu pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë dhe njëherësh kryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borrel bëri një postim në llogarinë e tij në median sociale Twitter.

Në postimin e bërë, ministri Çavusoglu tha se Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrel i ka thënë që “Bashkimi Evropian nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna Turqisë, tani më nuk do ta marrim përsipër këtë barrë të rëndë vetë dhe se ka ardhur koha që BE-ja të marrë përsipër përgjegjësinë”.

Borrel së bashku me Komesarin Përgjegjës për Menaxhimin e Krizave të BE-së, Janez Lenarçiq të martën edhe në Turqi, ku ka biseduar për marrëdhëniet Turqi-BE, krizën e emigrantëve dhe zhvillimet në rajonin e Idlibit në Siri.

Lajme të ngjashme