“Mburoja e Pranverës” - Forcat e Armatosura të Turqisë rrëzuan një avion sirian

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se “Në kuadër të operacionit në fjalë është rrëzuar një avion luftarak i regjimit tip L-39”.

1370976
“Mburoja e Pranverës” - Forcat e Armatosura të Turqisë rrëzuan një avion sirian

Bëhet e ditur se është rrëzuar një avion luftarak i regjimit të Esadit në Siri.

 

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se operacioni “Mburoja e Pranverës”, i filluar më 27 shkurt, po zhvillohet me sukses.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se “Në kuadër të operacionit në fjalë është rrëzuar një avion luftarak i regjimit tip L-39”.

Ky është avioni i tretë luftarak i regjimit që u rrëzua në kuadër të operacionit “Mburoja e Pranverës”.

“Operacioni në fjalë u zhvillua me sukses edhe gjatë natës. Gjatë 24 orëve të fundit u asgjësuan 1 avion, 1 dron, 6 tanke, 5 obusë/raketahedhës shumëgrykësh, 2 sisteme të mbrojtjes ajrore raketore, 3 autoblinda, 5 kamionçina të armatosura, 6 automjete ushtarake dhe 1 depo municionesh”, u tha ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

 


Lajme të ngjashme