Erdogan kritikon Evropën për refugjatët: Nuk i duam paratë tuaja, ndani barrën

Presidenti Recep Tayyip Erdogan refuzoi të hënën propozimin e Bashkimit Evropian për të dërguar 1 miliard euro për refugjatët, të cilëve Turqia u ka hapur kufijtë, duke thënë se “askush nuk ka të drejtë dhe kompetencë të luajë me dinjitetin e Turqisë”.

1370592
Erdogan kritikon Evropën për refugjatët: Nuk i duam paratë tuaja, ndani barrën

Pas një takimi kokë më kokë me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov, i cili realizoi të hënën një vizitë pune në Ankara, Erdogani u prononcua para gazetarëve në lidhje me refugjatët.

“Ata thonë: «Tani po e diskutojmë dhe do t’ju dërgojmë 1 miliard euro.» Kë mendoni se po mashtroni?! Ne tani s’i duam as këto para tuajat”, u shpreh ai duke iu drejtuar Evropës.

“Të parët e shteteve anëtare të BE-së aplikojnë standarde të dyfishta. Ata arrijnë të thonë edhe se Turqia bën gabim për sa u takon refugjatëve që marshojnë në kufi. Mirëpo ku është ndarja e drejtë e barrës dhe e përgjegjësive? Vallë ne do ta mbajmë këtë barrë? Ne tashmë kemi shpenzuar mbi 40 miliardë dollarë”, deklaroi kreu i shtetit turk gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov.

Ndërsa shefi i Sofjes zyrtare tha se askush nuk po arrin ta shohë krizën me refugjatët që presin te dera.

“Unë s’po mundem të kuptoj dot përse Turqisë nuk iu dha (në kohë) fondi (për refugjatët e parregullt). Ndarja e barrës është një prej parimeve kryesore të Bashkimit Evropian”, tha Borisov mes të tjerash.



Lajme të ngjashme