Erdogan dhe Merkel biseduan në telefon për krizën e Idlibit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pati një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

1370500
Erdogan dhe Merkel biseduan në telefon për krizën e Idlibit

Sipas komunikatës së Drejtorisë se Komunikimeve të Presidencës [turke] në këtë bisedë telefonike është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe si dhe për çështjet rajonale, me theks të veçantë kriza në rajonin e Idlibit në Siri dhe çështja e emigrantëve.

Kreu i shtetit turk theksoi nga ana e tij nevojën për një shpërndarje të drejtë të barrës dhe përgjegjësive në çështjen e migracionit.

Erdoani vuri në dukje rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.

 


Lajme të ngjashme