Çelik: Turqia po zhvillon operacione për mbrojtjen e kufijve dhe eliminimin e kërcënimeve ndaj saj

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik bëri të ditur se Turqia në kuadër të legjitimitetit po zhvillon operacione për të mbrojtur kufijtë dhe qytetarët dhe për t’i eliminuar kërcënimet.

1370594

Omer Çelik gjatë një konference të organizuar në selinë e partisë pas mbledhjes që Bordit Ekzekutiv Qendror të partisë bëri deklarata të rëndësishme.

Zëdhënësi vuri në dukje se pika kryesore e rendit të ditës së mbledhjes ishin zhvillimet e jetuara me operacionin “Mburoja e Pranverës”, ndërsa kërkoi mëshirën e Allahut për dëshmorët e rënë në sulmet e regjimit dhe të plagosurve u uroi shërim të shpejtë.

Çelik tha se qëndrimi stoik i familjarëve të dëshmorëve gjatë funeralit dhe  lutjet për atdheun dhe popullin kanë një vend shumë të veçantë në zemrat e tyre si memorie udhëzuese për jetën.

“Familjarëve të dëshmorëve të rënë në Siri duam t’ju them që kujtimet ndaj tyre ne do t’i mbajmë në mend gjithmonë”, deklaroi Çelik.

Duke bërë të ditur se përgjigjja ndaj agresionit të regjimit u dha dhe do të vazhdojë të jepet, Çelik tha se prania e Forcave të Armatosura të Turqisë në këtë rajon është jashtëzakonisht legjitime.

Omer Çelik gjithashtu tha se Turqia ndaj qasjes së krijimit të një shteti terrorist në kufijtë e saj dhe në kuadër të legjitimitetit po zhvillon operacione për të mbrojtur kufijtë dhe qytetarët dhe për t’i eliminuar kërcënimet.

Lajme të ngjashme