Çavusoglu: Tani është koha që BE-ja të marrë përgjegjësi për refugjatët

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu i tha homologut të tij gjerman Heiko Maas se është koha që Evropa të marrë përgjegjësinë për refugjatët.

1371052
Çavusoglu: Tani është koha që BE-ja të marrë përgjegjësi për refugjatët

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu i tha homologut të tij gjerman Heiko Maas se është koha që Evropa të marrë përgjegjësinë për refugjatët.

Mevlut Çavusoglu iu përgjigj postimit të Heiko Maas në llogarinë e tij në median sociale Twitter.

“I dashur Heiko Maas, unë do të doja të besoja në fjalët e tuaja paralajmëruese, por vetëm nëse mund të thoni ato edhe miqve tuaj grekë. Ata aktualisht janë duke i vrarë emigrantët në mënyrë të paskrupull në kufijtë e tyre”, shkruan Çavusoglu në postimin e tij.

Shefi i diplomacisë turke i rikujtoi ministrit Maas edhe përgjegjësitë e Bashkimit Evropian me këto fjalë: “Cilën fjalë e mbajti BE-ja ndaj Turqisë Heiko Maas? As gjysma e 6 miliardë eurove të premtuara nuk arritën deri tek refugjatët sirianë, nuk filloi pranimi vullnetar i tyre dhe nuk u dha kontribut për formimin e zonës së sigurt në kufirin turko-sirian. Ne nuk mund t’i mbajmë ata të cilët duan të largohen. Ju i mbyllët sytë me vite, tani a nuk ka ardhur koha që të merrni përsipër përgjegjësinë?”

Pas hapjes së portave të Turqisë për refugjatët ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas në një postim në Twitter kishte thënë: “Ne e shohim barrën që bartë Turqia, por ajo duhet të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj sipas marrëveshjes së BE-së. Bashkimi Evropian kontribuon në kujdesin e nderuar të refugjatëve. Ne nuk mund të lejojmë që ata të bëhen topa të lojës gjeopolitike”.

 


Lajme të ngjashme