Turqi – Në sulmin ndaj automjetit të Drejtorisë Doganore bie dëshmor një personel i kësaj drejtorie

Bëhet e ditur se një personel u martirizua në një sulm me raketa mbi automjetin që i përkiste Drejtorisë Doganore Gurbulak në rrethin Dogubayazit të Agri.

1370010

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan në një postim të bërë në median sociale tha se “Si pasojë e sulmit të kryer ndaj automjetit që transportonte personelin e Drejtorisë Doganore Gurbulak, ka rënë dëshmorë një personel. Dënojmë ashpër këtë sulm të neveritshëm, kërkojmë mëshirën e Allahut për dëshmorin tonë, ndërsa shprehim ngushëllime familjarëve dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”.

Rruga për në vendngjarje, e cila është 3 kilometra larg nga Porta Kufitare Gurbulak në kufirin iranian, është mbyllur për transport për shkaqe sigurie.

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter deklaroi se raketa e hedhur në orën 08.50 sipas orës lokale ndaj automjetit të blinduar që transportonte personelin e Drejtorisë Doganore Gurbulak në Agri, ka qëlluar rrotën e parme të automjetit dhe në këtë sulm u plagosën disa nga personeli i drejtorisë në fjalë.

Ministri Soylu në postimin e tij gjithashtu ka shkruar se “Terroristët janë bllokuar. Aktualisht po vazhdojnë luftimet”.   

Lajme të ngjashme