Soylu: E ftojmë Greqinë të sillet në mënyrë njerëzore me refugjatët

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, e ftoi Greqinë të hënën që të sillet në mënyrë njerëzore me refugjatët.

1369993
Soylu: E ftojmë Greqinë të sillet në mënyrë njerëzore me refugjatët

Soylu deklaroi se falë tolerancës së kombit turk dhe hapave me vend të shtetit, Turqia i ka demonstruar të gjithë botës një menaxhim shembullor të emigracionit që prej fillimit të krizës siriane (2011) e deri më sot.

Duke theksuar se Turqia është detyruar ta mbajë vetëm të gjithë këtë barrë dhe e ka menaxhuar me dorë në zemër këtë proces, ministri turk i Punëve të Brendshme rikujtoi se vendi i tij vazhdon ende të strehojë rreth 4 milionë refugjatë, prej të cilëve 3,6 milionë nga Siria.

Ai gjithashtu bëri me dije se në të njëjtën kohë po u dërgohen ndihma humanitare edhe 1,5 milionë sirianëve që janë strehuar në Idlib, menjëherë në anën tjetër të kufirit turk, duke u arratisur nga vdekja dhe brutaliteti i regjimit të Assadit.

Nga ana tjetër, Soylu tërhoqi vëmendjen se forcat greke të sigurisë po hedhin gaz lotsjellës dhe po sillen në mënyrë çnjerëzore ndaj refugjatëve në kufirin e Edrenesë.

“Ajo çfarë duhet të bëjnë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe organizatat e huaja të shoqërisë civile pas zhvillimeve të fundit, është të çojnë delegatë në kufirin e Greqisë për të parë dhe raportuar sjelljet çnjerëzore që po u bëhen emigrantëve. Ne i ftojmë autoritetet greke që të veprojnë në përputhje me Konventën e Gjenevës së vitit 1951, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) dhe mbi të gjitha me humanizëm”, u shpreh ministri i Brendshëm turk.



Lajme të ngjashme