“Regjimit nuk do t’i mbetet kokë mbi supe nëse nuk tërhiqet në kufijtë e përcaktuar”

"Turqia është duke i dhënë përgjigjen e duhur sulmeve të regjimit ndaj pikave të vrojtimit në Idlib", bëri të ditur Erdogan.

1370314
“Regjimit nuk do t’i mbetet kokë mbi supe nëse nuk tërhiqet në kufijtë e përcaktuar”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur që në qoftë se elementët e regjimit të Beshar Esadit nuk tërhiqen në kufijtë e përcaktuara nga Turqia në Idlib, atëherë nuk do t’u mbetet kokë mbi supe.

Erdogan në cilësinë e kryetarit mbajti një fjalim në mbledhjen e Asamblesë Konsultative të Kryesisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për rrethinë e Ankarasë.

Ai bëri të ditur se nuk do të lejojnë që barra e miliona refugjatëve të ikur nga sulmet e regjimit të Esadit në Siri të jetë e përhershme mbi Turqinë.

Duke e bërë të ditur se ata janë duke i dhënë përgjigjen e duhur sulmeve të regjimit, Erdogan tha se këto humbje në njerëz dhe pajisje të regjimit janë vetëm fillimi.

Ndërkaq në lidhje me kërcënimet për sulme ndaj pikave të vrojtimit, Presidenti Erdogan tha: “Kërcënimi me sulme ndaj pikave tonat të vrojtimit i atyre, të cilët nuk morën mësime nga ato që u jetuan, është tregues se ende nuk e mblodhën mendjen në kokë. Në qoftë se nuk tërhiqen në kufijtë e përcaktuar nga Turqia, pas një kohe nuk do t’ju mbetet kokë mbi supe. Është obligim i jonë ti rrafshojmë me tokë të gjithë ata që synojnë jetët e ushtarëve tanë, të cilët janë pjesë e shpirtit tonë”.

Duke iu drejtuar Rusisë dhe Iranit edhe një herë në fjalën e tij, Erdogan tha: “Ne nuk kemi asnjë problem me ju në Siri”.

 


Lajme të ngjashme