Hulusi Akar: Në operacionin “Mburoja e Pranverës” janë neutralizuar 2.557 elementë të regjimit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, bëri me dije të hënën se në Operacionin “Mburoja e Pranverës”, i cili u fillua më 27 shkurt në Idlib të Sirisë, janë neutralizuar 2.557 elementë të regjimit të Assadit deri më sot.

1370186
Hulusi Akar: Në operacionin “Mburoja e Pranverës” janë neutralizuar 2.557 elementë të regjimit

Hulusi Akar e kaloi edhe natën e mbrëmshme në Komandën Taktike në pikën zero të kufirit në rrethin Hatay, ku të pranishëm ishin gjithashtu komandantët e Forcave të Armatosura të Turqisë.

Akar, i cili orientoi e drejtoi përgjatë tërë natës aktivitetet në Idlib dhe operacionin kundër objektivave të regjimit, tha se për shkak të sulmeve tokësore dhe ajrore që regjimi vazhdon të kryejë ndaj civilëve të pafajshëm pa dallim në gra, fëmijë apo të moshuar, pavarësisht armëpushimit ekzistues, bëhet fjalë për një dramë humanitare të thellë dhe bashkë me të edhe për një valë të madhe emigracioni drejt kufirit të Turqisë.

Sipas tij, Turqia si vend garantues i ka përmbushur dhe vazhdon t’i përmbushë të gjitha përgjegjësitë e saj nga memorandumet.

“Ne presim nga Rusia si vend garantues që të përmbushë përgjegjësitë e saj dhe të përdorë ndikimin e saj mbi regjimin që ky i fundit të ndalë agresionin dhe të tërhiqet në kufijtë e Memorandumit të Soçit”, theksoi ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare.

“Në kuadër të Operacionit «Mburoja e Pranverës» deri më sot janë neutralizuar 2 avionë luftarakë, 2 dronë, 8 helikopterë, 135 tanke, 5 sisteme të mbrojtjes ajrore, 86 topa/obusë/raketahedhëse shumëgrykëshe, 16 kundërtanke/mortaja, 77 autoblinda, 9 depo municionesh dhe 2.557 elementë e ushtarë të regjimit”, shtoi ai.

Akar sqaroi gjithashtu se qitjet dhe aktivitetet e tjera vijojnë sipas planit.



Lajme të ngjashme