Erdogan: Edhe Evropa duhet ta marrë përsipër barrën e refugjatëve

“Ne thamë që do t’i hapim portat, ata na nënvlerësuan. Pasi hapëm portat filluan të vijnë telefonatat për t’i mbyllur. Tani kjo punë mori fund edhe ju duhet të merrni përsipër këtë barrë”, bëri të ditur Erdogan.

1370146
Erdogan: Edhe Evropa duhet ta marrë përsipër barrën e refugjatëve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi ndaj vendeve evropiane që nuk mbështesin refugjatët.

“Ne thamë që do t’i hapim portat, ata na nënvlerësuan. Pasi hapëm portat filluan të vijnë telefonatat për t’i mbyllur. Tani kjo punë mori fund edhe ju duhet të merrni përsipër këtë barrë”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk u takua në aeroportin Esenboga të Ankarasë me përfaqësuesit e shoqërive civile të kryesuar nga Unioni i Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB).

Në fjalën e rastin Presidenti Erdogan tha se “Fuqia më e madhe e Turqisë është uniteti, vëllazëria dhe solidariteti”.

Ai shtoi se nuk do të lejojnë që Turqia të rrethohet me organizata terroriste, të kërcënohet me regjime që i kanë sytë në qytete dhe nuk do t’u japin mundësi atyre që bëjnë përpjekje për ta penguar me kurthe ekonomike.

Erdogan, i bëri një vlerësim zhvillimeve në lidhje me lëvizjen e parregullt të emigrantëve dhe reagoi ndaj vendeve evropiane që nuk e mbështesin, ndërsa tha: “Pasi i hapëm portat filluan të vijnë telefonatat një nga një për t’i mbyllur ato. Kjo punë ka marrë fund, tani këto porta janë hapur. Edhe ju duhet të merrni përsipër këtë barrë”.

Presidenti gjithashtu bëri të ditur se të enjten do të shkojnë në Moskë, ku do të takohet me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

“Ne do t’i bëjmë një vlerësim zhvillimeve në Siri. Shpresojë që të vendosim një armëpushim ose të hedhim hapa tjera dhe t’i japim fund sa më parë kësaj çështjeje”, bëri të ditur Erdogan.

Duke e bërë të ditur se u përgjigjen sulmeve të regjimit të Esadit, Erdogan tha: “Për secilin nga dëshmorët tanë ne neutralizojmë dhjetëra elementë të regjimit, i shkatërrojmë ata nga avionët në tanke dhe bëjmë që të paguajnë kosto shumë të rëndë. Shpresa jonë është që ta përfundojmë këtë luftë me fitore sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të parandalojmë gjakderdhjen e mëtejshme. Përveç luftës sonë në terren për këtë çështje ne përdorim edhe të gjitha kanalet diplomatike”.

Erdogan shtoi se nuk kanë nevojë për askënd gjatë kryerjes së operacioneve.

 


Lajme të ngjashme