Delegacioni i ShBA-së për çështjen e Sirisë mbërriti në Ankara

Zyrtarët amerikanë nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, por Craft para se të largohet nga aeroporti shprehu kënaqësinë nga vizita në Turqi.

1370359
Delegacioni i ShBA-së për çështjen e Sirisë mbërriti në Ankara

Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, ambasadorja Kelly Craft dhe Përfaqësuesi Special për Sirinë, James Jeffrey mbërritën në Turqi.

Avioni me të cilin mbërritën në Ankara Craft dhe Jeffrey bëri ulje në aeroportin Eseboga në orën 16.10 sipas orës lokale.

Zyrtarët amerikanë nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, por Craft para se të largohet nga aeroporti shprehu kënaqësinë nga vizita në Turqi.

Pritet që delegacioni amerikan, i cili do të bisedojë me zyrtarët turq çështjen e Sirisë, gjatë qëndrimit në Turqi të vizitojnë edhe Hatayin dhe të takohen me përfaqësuesit e OKB-së dhe shoqërive civile.

Gjatë kontakteve të delegacionit, i cili planifikohet të zhvillojë bisedime me zyrtarë turq në Ankara, pritet të trajtohet edhe kriza humanitare e shkaktuar nga sulmet e regjimit në Siri.

 


Lajme të ngjashme