Soylu: 76.358 emigrantë janë larguar nga Turqia pas hapjes së kufijve

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, njoftoi të dielën se ka arritur në 76.358 numri i emigrantëve që janë larguar nga Turqia pasa hapjes së kufijve.

1369416
Soylu: 76.358 emigrantë janë larguar nga Turqia pas hapjes së kufijve

“Që nga ora 09:55 (sipas kohës lokale) nëpërmjet qytetit Edrene nga vendi ynë janë larguar 76.358 emigrantë”, deklaroi Soylu në “Twitter” duke dhënë informacion lidhur me numrin e emigrantëve të larguar nga Turqia.

Nga ana tjetër, Ministria e Emigracionit të Greqisë bëri me dije se policia deri tani ka ndaluar 9.600 emigrantë që të kalojnë kufirin dhe se vendi gjithashtu ka përforcuar njësitë kufitare.

Sipas agjencisë greke të lajmeve “ANA”, 220 emigrantë kanë mbërritur të dielën në ishullin Lesbos.



Lajme të ngjashme