BE: Memorandumi i mirëkuptimit për refugjatët është ende i vlefshëm për ne

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano gjatë konferencës ditore për shtyp i bëri një vlerësim pretendimeve se “Turqia hapi portat për refugjatët”.

1368820
BE: Memorandumi i mirëkuptimit për refugjatët është ende i vlefshëm për ne

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar me Turqinë për çështjen e refugjatëve për ne është ende në fuqi.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano gjatë konferencës ditore për shtyp i bëri një vlerësim pretendimeve se “Turqia hapi portat për refugjatët”.

Duke bërë të ditur se nga Turqia nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje zëdhënësi Stano tha: “Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar me Turqinë për çështjen e refugjatëve është ende në fuqi”.

Stano rikujtoi që Ministria e Jashtme turke konfirmoi gjithashtu se nuk ka asnjë ndryshim në politikën e refugjatëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy bëri të ditur se zhvillimet në Idlib ka rritur edhe presionin e migrimit mbi Turqinë, ndërsa tha se “Disa azilkërkues dhe imigrantë në vendin tonë, të cilët shqetësohen për zhvillimet, filluan të lëvizin drejt kufijve tanë perëndimorë. Nëse situata përkeqësohet, ky rrezik do të vazhdojë gjithnjë e më shumë”.

"Nuk ka asnjë ndryshim në politikën e vendit tonë, i cili pret numrin më të madh të refugjatëve në botë, për refugjatët dhe azilkërkuesit", ka thënë zëdhënësi Aksoy.

 


Lajme të ngjashme