Ushtria turke neutralizon 7 terroristë të PKK/YPG-së në Siri

Njësitë e ushtrisë turke kanë neutralizuar 7 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG që përpiqeshin të depërtonin në fushëveprimin e operacionit “Mburoja e Eufratit” në Siri, njofton Ministria e Mbrojtjes në «Twitter».

1367305
Ushtria turke neutralizon 7 terroristë të PKK/YPG-së në Siri

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në «Twitter» Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njofton se komandot turke kanë neutralizuar 7 terroristë në përpjekje për të hyrë nga Menbixhi në zonën operative të operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Njëri prej terroristëve ka qenë një prej pseudodrejtuesve të organizatës në kampet e saj në malin Kandil, thuhet gjithashtu në njoftimin e Ministrisë.

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se tek forcat turke të sigurisë janë vetëdorëzuar me anë të metodës së bindjes edhe 5 terroristë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe djali i një prej familjeve që vazhdojnë të protestojnë ulur në qytetin e Diyarbakirit, duke e çuar kështu në 48 numrin e terroristëve që janë dorëzuar këtë vit me anë të bindjes.

 


Lajme të ngjashme