Siri – 2 ushtarë turq u martirizuan në Idlib

Dy ushtarë turq u martirizuan dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur në një sulm ajror të forcave të regjimit të Esadit në Idlib, Sirinë veriperëndimore, tha të enjten herët Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

Siri – 2 ushtarë turq u martirizuan në Idlib

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka njoftuar se në zonën Idlib të Sirisë janë martirizuar 2 ushtarë turq dhe janë plagosur 2 të tjerë.

Njësitë e Forcave të Armatosura Turke (TSK) janë sulmuar nga ajri në zonën Idlib të Sirisë, ku ndodhen për të siguruar armëpushimin. Si pasojë e sulmit kanë rënë dëshmorë dy ushtarë dhe janë plagosur dy të tjerë, njofton Ministria përmes një postimi në llogarinë e saj në «Twitter».

“Sipas informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme në rajon, mësohet se janë asgjësuar një sistem i mbrojtjes ajrore me raketa, një top kundërajror ZU-23, një antitank, 3 tanke, një automjet i ngarkuar me municion dhe 2 makina ndërtimi; janë kapur tre tanke dhe janë neutralizuar 114 elementë të regjimit”,- sqaron Ministria në «Twitter».

 


Lajme të ngjashme