Turqia paralajmëron qytetarët e saj për udhëtimet në Itali dhe Irak

Turqia paralajmëroi qytetarët e saj që, për sa kohë që nuk janë të detyruar, të mos udhëtojnë Irak dhe Itali, ku është rritur numri i personave të prekur nga koronavirusi.

1367033
Turqia paralajmëron qytetarët e saj për udhëtimet në Itali dhe Irak

Turqia paralajmëroi qytetarët e saj që, për sa kohë që nuk janë të detyruar, të mos udhëtojnë Irak dhe Itali, ku është rritur numri i personave të prekur nga koronavirusi.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme bëhet e ditur se në Itali ditën e fundit është riregjistruar një rritje e numrit të personave që kanë vdekur nga lloji i ri i koronavirusit (Kovid-19).

“Qytetarët turq, për sa kohë që nuk janë të detyruar, janë të këshilluar të mos udhëtojnë Itali, ku është rritur numri i rasteve të personave të prekur nga koronavirusi”, shkruhet në deklaratë.

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë një deklaratë të ngjashme edhe për Irakun, vend në të cilin janë rritur gjithashtu rastet me koronavirus.

“Qytetarët turq janë të këshilluar të mos udhëtojnë në Irak për sa kohë që nuk janë të detyruar dhe nëse udhëtojnë këshillohen që të qëndrojnë rajoneve ku janë konfirmuar rastet e epidemisë së virusit”, shkruhet në deklaratë.  

Kurse qytetarëve që jetojnë në këto vende ose që janë detyruar të udhëtojnë në Itali dhe Irak, u rikujtohet që në raste urgjence të kontaktojnë me ambasadat dhe konsullatat turke dhe të ndjekin nga afër deklaratat dhe paralajmërimet e autoriteteve lokale dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.   

 

 


Lajme të ngjashme