Presidenti Erdogan merr mijëra urime në median sociale

Në median sociale u postuan me mijëra mesazhe urimi me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

1366714
Presidenti Erdogan merr mijëra urime në median sociale

Në median sociale u postuan me mijëra mesazhe urimi me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

I lindur më 26 shkurt 1954 sot Presidenti Erdoan mbushi 66 vjeç. Në median sociale Twitter u postuan shumë mesazhe urimi për Erdoganin me etiketën "İyikiDoğdunRTE" (gëzuar ditëlindjen).  

Ditëlindja u urua nga shumë anëtarë të kabinetit presidencial, deputetë, politikanë, emra të botës së artit dhe sportit dhe shumë qytetarë turq.

Brenda një kohe të shkurtër, mesazhet për ditëlindjen e Presidentit Erdoan zunë vendin e parë në rendin e Turqisë në Twitter.  

Gjithashtu u postua shpesh edhe fotografia e Presidentit Erdoan me nënën e tij, Tenzile Erdoan.    



Lajme të ngjashme