Presidenti Erdogan: Me Putinin mund të takohemi në Stamboll më 5 mars

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se me shumë mundësi do të takohet me Kryetarin e Shteti të Rusisë, Vladimir Putin në 5 mars.

1367057
Presidenti Erdogan: Me Putinin mund të takohemi në Stamboll më 5 mars

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se me shumë mundësi do të takohet me Kryetarin e Shteti të Rusisë, Vladimir Putin në 5 mars.

Presidenti Erdoan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit në atdhe pas takimeve të zhvilluara të martën në Azerbajxhan.

Pyetjes: “A do të zhvillohet samiti katërsh, ku do të marrin pjesë Kryetari i Shtetit të Rusisë Vladimir Putin, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel?”, Erdoan iu përgjigj duke thënë: “Do ishte më mirë të them se çështja e samitit nuk është ende e prerë, pasi Kryetari i Shtetit të Rusisëö Vladimir Putin erdhi me një propozim se “do të ishte më mirë që këtë takim ta zhvillojmë bashkë [Erdogan-Putin]” dhe unë thashë se mund të jetë edhe takim dysh, edhe katërsh. Për momentin në Idlib vendimet tona [Erdogan-Putin] janë shumë të rëndësishme. Në lidhje me datën jemi pothuajse dakord, pra duke filluar nga data 5 mars... Kurse në lidhje me vendtakimin, ka shumë mundësi që të jetë Stambolli”.

Ndërkaq ai tha se në Ankara vazhdojnë bisedimet me delegacionin rus.

“Në kuadër të rezultateve të bisedimeve ndërmjet delegacioneve edhe ne do të vazhdojmë bisedimet telefonike”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

Kurse në lidhje me sistemet Patriot, Erdoan tha se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në fillim kishte dhënë fjalën për mbështetje por deri më tani nuk ka parë asnjë gjë të tillë. Ai bëri të ditur se do të bisedojë edhe një herë me Trumpin.

“Për momentin SHBA-ja nuk ka sisteme Patriotë që të na i japë. Ne e bëmë ofertën tonë. Ne i thamë se nëse do i dërgoni ne do i blejmë prej jush”, u shpreh Presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme