Erdogan: Një delegacion rus do të vijë në Turqi, në Libi ranë dy dëshmorë turq

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se një delegacion rus do të vijë të mërkurën në Turqi për të biseduar në lidhje me çështjen e Idlibit.

1365971
Erdogan: Një delegacion rus do të vijë në Turqi, në Libi ranë dy dëshmorë turq

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se një delegacion rus do të vijë të mërkurën në Turqi për të biseduar në lidhje me çështjen e Idlibit.

Presidenti Erdoan bëri deklarata për gazetarët në aeroportin “Esenboga” të Ankarasë parapara vizitës në Azerbajxhan.

Ai tha se ndërmjet Turqisë dhe Rusisë është duke u jetuar një proces, si në lidhje me Idlibin ashtu edhe në lidhje me Libinë dhe shtoi: “Si fillim duhet të zgjidhim çështjen e Idlibit. Këtë jam duke e biseduar në nivelin më të lartë, me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin”.

Ai tha se Rusia mbështet forcat e regjimit në Siri dhe shtoi: “Këtë e kemi përcaktuar, nëse e mohojnë, provat janë në duart tona”.

Kreu i qeverisë turke u shpreh edhe në lidhje me samitin katërsh ku do të marrin pjesë Kryetari i Shtetit të Rusisë Vladimir Putin, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Në vendin tonë nesër do të vijë një delegacion nga Rusia. Në lidhje me bisedimet që do të zhvillohen këtë fundjavë, nuk bëhet fjalë për një alenacë të plotë ndërmjet Macronit me Merkelin dhe Putinit. Data e përcaktuar me Putinin, në rastin më të keq është 5 mars. Përveç telefonit bëhet fjalë për një takim kokë më kokë, në Stamboll ose Ankara, nuk ka ndryshim”, tha Erdoan.

Ai tha se me Rusinë kanë biseduar edhe në lidhje me Libinë.

“Në Libi është një individ të jashtëligjshëm që quhet Hafter. Udhëheqja e Abu Dabisë është pranë tij. Për fat të keq edhe Rusia ka atje një ekip sigurie, Wagner. Një forcë prej 2.500 personash. Financimi është udhëheqja e Abu Dabisë. Vlerësimin e këtyre e bëjmë me Rusinë. Duke biseduar me të nderuarin Putin vlerësojmë se çfarë mangësish kemi në hartën tonë rrugore”, u shpreh Presidenti turk.

Ai deklaroi se në Libi kanë rënë edhe 2 dëshmorë.   



Lajme të ngjashme