Erdogan: Karabaku Malor, çështje e jona po aq sa edhe e Azerbajxhanit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën se çështja e Karabakut Malor (Nagorni Karabak) është një çështje që i intereson Turqisë aq sa edhe Azerbajxhanit.

1366342
Erdogan: Karabaku Malor, çështje e jona po aq sa edhe e Azerbajxhanit

Kreu i shtetit turk dhe homologu azerbajxhanas, Ilham Aliyev, organizuan një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit mes tyre.

“Karabaku është një çështje e jona po aq sa edhe e Azerbajxhanit. Aspirata jonë më e madhe është që çështja e Karabakut Malor të zgjidhet mbi bazat e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Azerbajxhanit”, theksoi ai.

Ndërsa Presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev, potencoi se vendi i tij është gjithnjë pranë Turqisë.

“Uniteti ynë është i përjetshëm”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme