Kapen të gjallë 5 terroristë të PKK/YPG-së, përgatiteshin për sulm në Tell Abyad

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë përmes një komunikate të shkruar, forcat e sigurisë kanë kryer operacione të njëkohshme në shtëpitë ku fshiheshin terroristët anëtarë të PKK/YPG-së në rajon.

1365320
Kapen të gjallë 5 terroristë të PKK/YPG-së, përgatiteshin për sulm në Tell Abyad

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi të hënën se 5 pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK/YPG, të cilët po bënin përgatitje për sulm në Tell Abyad, qytet sirian zonën e fushëveprimit të Operacionit “Burimi i Paqes”, janë kapur bashkë me armët e tyre në shtëpitë ku fshiheshin.

Siç bën të ditur Ministria përmes një komunikate të shkruar, forcat e sigurisë kanë kryer operacione të njëkohshme në shtëpitë ku fshiheshin terroristët anëtarë të PKK/YPG-së në rajon.

“Janë kapur të gjallë 5 terroristë anëtarë të PKK/YPG-së, të cilët po bënin përgatitje për sulm në Tell Abyad. Në kontrollet e kryera janë sekuestruar 2 armë zjarri automatike të llojit AK-47, 6 karikatorë për AK-47, një kasë kompjuteri dhe 3 milionë e 658 mijë e 50 lira siriane të fshehura në dhomëza të ndryshme brenda shtëpive”, thuhet në komunikatën e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare.



Lajme të ngjashme