Donmez: “Anija e tretë e sondimit së shpejti vjen në Turqi”

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez deklaroi se anija e 3-të e sondimit në thellësi të mëdha detare do të mbërrijë në Turqi brenda disa javëve.

1365422
Donmez: “Anija e tretë e sondimit së shpejti vjen në Turqi”

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez deklaroi se anija e 3-të e sondimit në thellësi të mëdha detare do të mbërrijë në Turqi brenda disa javëve.

Në fjalën e mbajtur në Samitin e 3-të të Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë që u organizua në Stamboll, ministri Donmez tha se Turqia aktualisht ka dy anije sondimi në thellësi të mëdha të quajtura “Fatih” dhe “Yavuz”.

“Anija e tretë do të jetë këtu brenda një kohe të shkurtë, ajo aktualisht ndodhet në Angli. Janë disa procedura që duhen kryer, besoj se brenda disa ditëve do të niset në drejtim të Turqisë, mund të themi se do të mbërrijë për disa javë”, bëri të ditur ministri Donmez.

Duke vënë në dukje se anija e tretë sipas të gjitha gjasave do të operojë në Mesdhe, Donmez tha: “Kjo është një anije e gjeneratës së 6-të e cila bënë sondazhe në det. Ajo do të punojë në zonat tona të licencuara. Ne kemi një plan të ngjeshur në rajonin e Detit Mesdhe, prandaj sipas të gjitha gjasave do të punojë aty. Njëra prej anijeve tona mund të fillojë me punimet e sondimit në Detin e Zi”.

Ministri i Energjetikës, Donmez gjithashtu deklaroi se gjatë tremujorit të fundit të vitit mund të krijojnë një strukturë pilot të prodhimit që do të sigurojë riciklimin e litiumit në mbeturinat e dala nga prodhimi i borit.



Lajme të ngjashme