Altun: “Nuk do të hezitojmë t’i mbrojmë forcat tona nga çdo kërcënim”

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun deklaroi se mbështetja e Rusisë për regjimin e Esadit në Siri ka bërë që kriza humanitare të përkeqësohet në rajon.

1364505
Altun: “Nuk do të hezitojmë t’i mbrojmë forcat tona nga çdo kërcënim”

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun deklaroi se mbështetja e Rusisë për regjimin e Esadit në Siri ka bërë që kriza humanitare të përkeqësohet në rajon.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter, Altun deklaroi se Presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehu shqetësimet për Idlib në një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin të realizuar të premten.

Duke bërë të ditur se mbështetja e Rusisë për regjimin e Esadit bëri që kriza humanitare edhe ashtu e mjerueshme, të përkeqësohet edhe më shumë, Altun tha: “Ne përballemi me një milion refugjatë në kufijtë tanë dhe me një kërcënim në rritje për sigurinë tonë”.

Altun deklaroi se me Rusinë në Soçi është bërë një marrëveshje dhe se ata u përpoqën të përmbushnin dispozitat e kësaj marrëveshjeje, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Shpresojmë që të gjitha palët të mbajnë fjalën e tyre dhe të përpiqen të sigurojnë stabilitet. Sidoqoftë, ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë forcat tona nga çdo kërcënim. Askush nuk duhet ta sprovojë vendosmërinë tonë. Veprimet e tmerrshme të regjimit të Esadit rezultojnë në humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm dhe me paqëndrueshmërinë e rajonit. Durimi ynë tashmë mori fund, por ne kemi besim në bashkëpunimin e Rusisë. Sidoqoftë, ne nuk do të përmbahemi nga kërkimi i mënyrave për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare. Në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet shpërngulja e miliona sirianëve të pafajshëm”.

 


Lajme të ngjashme