Turqi – Vetëdorëzohet një terrorist i PKK-së

Sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Brendshme një terrorist i PKK-së është arratisur nga organizata dhe është dorëzuar tek forcat turke të sigurisë falë punës bindëse.

1364358
Turqi – Vetëdorëzohet një terrorist i PKK-së

Shtohet çdo ditë numri i terroristëve që arratisen nga radhët e organizatës separatiste terroriste PKK dhe vetëdorëzohen tek forcat turke të sigurisë falë punës bindëse të autoriteteve turke.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se si rezultat i punës bindëse të njësive të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Antiterrorizmit si dhe të Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), terroristi me emrin Adem Ozdemir dhe me pseudonimin Haki është arratisur nga organizata [PKK], në të cilën kishte marrë pjesë në vitin 2006, dhe është dorëzuar pranë forcave të sigurisë.

Burimet e sigurisë gjithashtu bëjnë të ditur se gjithsej 41 terroristë u janë dorëzuar forcave turke të sigurisë që nga fillimi i këtij viti me anë të rrugës së bindjes.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e klasifikuar si organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Brukseli, është përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshi këtu shumë gra, fëmijë e foshnja.

 


Lajme të ngjashme