Erdogan diskutoi në telefon me Putinin zhvillimet në Idlib

Presidenti Erdoan i tha Putinit se zgjidhja e krizës në Idlib të Sirisë veriperëndimore kalon nga zbatimi i marrëveshjes së Soçit në vitin 2018.

1364212
Erdogan diskutoi në telefon me Putinin zhvillimet në Idlib

Presidenti i Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) me homologun e tij rus Vladimir Putin ka biseduar në telefon mbi krizën në rajonin sirian të Idlibit dhe për Libinë.

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës [turke] njofton se Presidenti Erdoan në bisedën me Putin ka theksuar se çelësi i zgjidhjes së krizës në Idlib është implementimi i plotë i marrëveshjes së arritur në vitin 2018 në Soçi.

Erdoani gjithashtu i tha Putinit se regjimi në Siri "duhet të jetë i përmbajtur në Idlib dhe kriza humanitare duhet të përfundojë".

Në njoftimin theksohet se dy liderët shprehën angazhimin e tyre në të gjitha marrëveshjet e arritura dhe biseduan edhe për krizën në Libi.

 


Lajme të ngjashme