Ministri Koca bisedoi me homologun iranian pas rasteve të koronavirusit të regjistruar në këtë vend

Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha (Fahrettin Koca) zhvilloi një bisedë telefonike me homologun iranian, Said Nemeki në lidhje me epideminë e koronavirusit të ri (Kovid-19).

1364116

Koxha postoi një mesazh në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me këtë bisedë.

“Me ministrin e Shëndetësisë së Iranit, Said Nemeki zhvillova një bisedë telefonike në lidhje me rastet e Kovid-19 që janë regjistruar në Iran. Ne konfirmuam reciprokisht masat që duhen marrë dhe që duhen vënë me urgjencë në zbatim ndërmjet dy vendeve. Ne jemi gjithmonë pranë fqinjit tonë në lidhje me këtë çështje”, shkroi Koxha.

Lajme të ngjashme