Erdogan: Qëndrimi për Idlibin do të qartësohet pas telefonatës me Putinin në mbrëmje

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se pas bisedës telefonike që do të realizojë në mbrëmje me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, do të qartësohet edhe qëndrimi që do të mbajnë në Idlib të Sirisë.

1364143
Erdogan: Qëndrimi për Idlibin do të qartësohet pas telefonatës me Putinin në mbrëmje

Ky vlerësim i Erdoganit erdhi pas namazit të xhumasë në Stamboll, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve.

Duke e cilësuar situatën në Idlib si “luftë”, kreu i shtetit turk vijoi me këto fjalë: “Do të kem një bisedë telefonike me Putinin. Ne do të trajtojnë të gjitha zhvillimet në Idlib deri më tani. As që bëhet fjalë për një tërheqje tonën nga Idlibi derisa regjimi të ndalë zullumet mbi popullin e atjeshëm. Vetëm në këtë mënyrë mund ta bëjmë armëpushimin.”

Erdogani bëri me dije gjithashtu se rreth 150 elementë të regjimit sirian janë neutralizuar dhe 12 tanke, 3 autoblinda, 14 obusë e 2 pikapë të pajisur mitraloza të rëndë “DSHK” janë asgjësuar si shpagim për 2 ushtarët turq të martirizuar ditën e enjte.

Nga ana tjetër, presidenti turk tha se në bisedën telefonike trepalëshe që realizoi sot me homologun francez dhe kancelaren gjermane, Emmanuel Macroni dhe Angela Merkeli kanë propozuar një takim katërpalësh më 5 mars në Stamboll, me pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Putini nuk e ka dhënë ende përgjigjen e dëshiruar për këtë propozim. Uroj që me këtë bisedë telefonike (në mbrëmje) të bëjmë një hap të dobishëm. Në varësi të saj (bisedës telefonike) do të qartësojmë edhe qëndrimin tonë në Idlib”, sqaroi Erdogani duke shtuar se në zonën e sigurisë kanë filluar ndërtimin e barakave prej briketi me sipërfaqe 25-30 m2.



Lajme të ngjashme